MOSKË, 27 qershor /ATSH-AFP/ - Marrëveshja e asocimit ekonomik nënshkruar sot mes Ukrainës dhe Bashkimit Evropian do të ketë pasoja të rënda, theksoi një zyrtar i lartë rus, i cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.
"Arritja e një marrëveshjeje kaq serioze rrit sigurisht sovranitetin e çdo shteti", deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Grigori Karassine.
"Por, pasojat e marrëveshjes së nënshkruar nga Ukraina dhe Moldavia do të jenë padyshim shumë të rënda", shtoi ai.
Kremlini përsëriti se Rusia do të marrë masa për mbrojtjen e ekonomisë së saj që prej momentit që do të shfaqen shenja të pasojave negative.
"Gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur ekonominë tonë do të ndërmerret", theksoi Dmitri Peskov, zëdhënësi i presidentit, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
Marrëveshja tregtare nënshkruar sot në Bruksel parashikon veçanërisht të heqë barrierat doganore mes Ukrianës dhe Bashkimit Evropian. Moska i trembet një mbërritjeje të prodhimeve të prodhura në BE nëpërmjet Ukrainës duke dëmtuar kështu prodhimin e saj kombëtar./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com