Moska përgënjeshtron marrjen e organizimit të Botërorit 2018 me paza

/ATSH-AFP/ - Ministri rus i Sporteve, Vitali Mutko, përgënjeshtroi sot çdolloj pazari për të marrë organizimin e Botërorit të Futbollit 2018 pas akuzave të ish-presidentit të FIFA-s, Joseph Blatter, në të përditshmen "Financial Times".
"Nuk ka pasur asnjë pazar për të marrë Kupën e Botës 2018. Ne paraqitëm projektin tonë. Dhe Rusia nuk ka bër asnjë Pazar me askënd, ne e fituam këtë Kupë të Botës me meritë", deklaroi Mutko i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
Në një intervistë të dhënë sot për të përditshmen "Financial Times", Joseph Blatter deklaroi se "Kupa e Botës 2018 dhe 2022 fillimisht ishin vendosur t'i jepeshin Rusisë dhe SHBA-së, dhe jo Katarit".
"Plani për Botërorin 2022 u ndryshua për shkak të ndërhyrjes qeveritare nga ana e Sarkozy-s, në epokë president i Republikës së Francës", sipas Blaterit.
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini deklaroi gjithashtu se ka votuar për Katarin më dhjetor 2010 gjatë dhënies së organizimit të Botërorit 2022 por ka mohuar ta ketë bërë këtë me kërkesë të ish-presidentit francez, i cili pak kohë para votimit e kishte ftuar në Elyse në prani të emirit të ardhshëm të Katarit.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave