Moska propozon ndërmjetësim midis SHBA dhe Iranit

Moska propozon ndërmjetësim midis SHBA dhe Iranit

Moska po përpiqet të jetë dinamike në konfliktin në Gjirin Persik, i cili po përjeton tension të lartë midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Në kryeqytetin rus, Ministri i Jashtëm Serghiei Lavrov, duke u takuar me homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, tha se: Ne do të përpiqemi t'i bindim kolegët tanë iranianë dhe amerikanë të braktisnin konfrontimet e rrezikshme për të filluar një dialog civil, që padyshim presupozon fundin e politikës së ultimatumeve, sanksioneve dhe shantazheve.

Ndërkohë sot Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, po përballen me një gamë të gjerë çështjesh delikate të sigurisë, përfshi dhe tensionet mes Washingtonit dhe Teheranit. "Mund të jetë shumë e vështirë për Bashkimin Evropian të pajtohet për një paketë që në thelb kundërshton sanksionet, sanksione gjithnjë e më të ashpra të kërkuara nga Washingtoni. Unë besoj se do të ishte shumë më e lehtë të rihapet debati mbi dialogun strategjik me Iranin”- tha Ian Lesser, nënkryetar i Fondit Gjerman Marshall në SHBA.

Për komandantin e trupës revolucionare të Teheranit, sanksionet amerikane ndaj Iranit janë iracionale dhe sigurisht që nuk do të ketë asnjë rezultat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia