MOSKË, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Autoritetet ruse shprehën sot keqardhjen e tyre të thellë pas ndërprerjes së armëpushimit nga forcat qeveritare në lindje të Ukrainës, njoftuar nga Kievi, sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Moska i kërkoi partnerëve perëndimorë të ndërpresin përdorimin e Ukrainës si monedhë këmbimi në lojërat gjeopolitike, ndërkohë që bisedimet mes presidentëve rus, ukrianas, francez dhe gjerman nuk kanë mundësua një shtyrje të armëpushimit.
"Vendimi i njoftuar nga presidenti ukrainas, Petro Poroshenko për të mos shtyrë armëpushimin dhe për rifillimin e ofensivës kundër kryengritësve prorusë nuk është bërë pa influencë të jashtme, pavarësisht qëndrimit të anëtarëve kryesorë të Bashkimit Evropian", theksoi Ministria e Jashtme duke përshëndetur përpjekjet e Parisit dhe Berlinit për mbajtjen e armëpushimit.
SHBA dhe vendet e Evropës lindore, si Polonia, janë mes mbështetësve më aktivë të autoriteteve të Kievit që prej aneksimit të Krimesë në Rusi dhe kryengritjeve të separatistëve në lindje të vendit.
Moska nënvizoi vullnetin për vazhdimin e dialogut dhe kërkoi një takim urgjent të grupit të kontaktit të formuar me evropianët duke shpresuar që të rifillojë në bazë të marrëveshjes të së hënës, refuzuar së fundi nga Kievi.
"Në lindje të Ukrainës, operacioni antiterrorist rifilloi sot në mëngjes", deklaroi kryetari i Parlamentit, Oleksandr Tourtchinov./
/ec/
/Shqiptarja.com