MOSKË, 25 qersor /ATSH-AFP/ - Rusia shpreson se sinjale pozitive ndaj Kievit, të tilla si vendimi për heqjen e autorizimit parlamentar për një ndërhyrje ushtarake, do të dëgjohen dhe do të çojnë në një dialog në Ukrainë, deklaroi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
"Ne shpresojmë që sinjale pozitive nga ana e presidentit rus do të dëgjohen në botë dhe kryesisht në Ukrainë'', deklaroi zëvendësshefi i diplomacisë ruse, Grigori Karassine, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
"Vendime të menjëhershme do të merren tashmë nga pikëpamja e diskutimeve mes Kievit dhe autoriteteve të jugut dhe lindjes së Ukrainës'', shtoi ai.
Presidenti rus, Vladimir Putin kërkoi dje në parlament heqjen e autorizimit për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë për të ndihmuar në normalizimin e situatës.
Presidenti ukrainas, Poroshenko e ka përshëndetur menjëherë këtë njoftim duke nënvizuar se bëhej fjalë për hapin e parë konkret drejt një zgjidhjeje të situatës në lindje të vendit.
Vladimir Putin kërkoi përveç të tjerash zgjatje të armëpushimit të përkohshëm që do të përfundojë të premten./ /ec/
/Shqiptarja.com