Moska urdhëroi vrasjen e ish-spiunit Skripal, SHBA merr vendimin e fortë, sanksione shtesë Rusisë

Moska urdhëroi vrasjen e ish-spiunit Skripal, SHBA merr vendimin e fortë, sanksione shtesë Rusisë

Sergei dhe Yulia Skripal

Shtetet e Bashkuara do t'i vendosin sanksione të reja Rusisë pasi kanë vlerësuar se kjo e fundit ka përdorur agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury të Britanisë së Madhe disa muaj më parë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur këtë njoftim ditën e mërkurë, duke evidentuar se ka qenë Moska që ka porositur vrasjen e ish-spiunit rus. 

"Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se sipas Aktit të vitit 1991 për Kontrollin e Armëve Kimike dhe Biologjike, se Qeveria e Federatës Ruse ka përdorur armë kimike apo biologjike në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar ose ka përdorur armë kimike apo biologjike kundër shtetasve të vet", ka thënë zëdhënësja e Departamenti Amerikan të Shtetit, Heather Nauert. 

Sanksionet e reja pritet të kenë efekt më 22 gusht ose përreth kësaj date. Skripalët ishin gjetur pa ndjenja afër një stoli në Sallsbëri të Anglisë më 4 mars. Pas disa javësh të shërimit ata tanimë janë liruar nga spitali. Perëndimi akuzon Rusinë për përdorim të agjentit nervor, Noviçok kundër Skripalëve.

Agjenti në fjalë është substancë e kategorisë ushtarake e zbuluar nga ushtria sovjetike në kohën e Luftës së Ftohtë. Moska në anën tjetër mohon çdo keqbërje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!