MOSKE- Policia moskovite ka arrestuar më shumë se 200 emigrantë të paligjshëm, të cilët i gjeti në një “qytet” nëntokësor, në tregun e Çerkizovskit të Moskës.
Emigrantët ishin mbyllur brenda kompleksit të gjerë ku punonin për të prodhuar veshmbathje. Në një video të lëshuar nga Ministria e Brendshme e Rusisë shikohet një fabrikë nëntokësore, ku kishte dhoma pune të mbushura me makina qepëse, madje edhe një kënd jetese me një kafene, kinema, kazino, dhe kafaz pulash.
Puntorët duket se ishin aziatikë.
Policia e Moskës ka kryer kohët e fundit një operacion që rezultoi me arrestimin e 950 punëtorëve emigrantë të dyshuar të paligjshëm, shumica e të cilëve ishin nga Azia Qendrore.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com