Presidenti rus, Vladimir Putin tha se agjencitë amerikane të Inteligjencës ende nuk i kanë dhënë prova konkrete Arabisë Saudite që tregojnë se Irani ka qenë i përfshirë në sulmet ndaj rafinerive të naftës.
Presidenti Putin teska foli në një konferencë për energjinë në Moskë, tha se Riadi është duke pritur ende për ndonjë hetim rreth sulmit në dy rafineritë e naftës më 14 shtator.
“Ne kemi biseduar me administratën saudite dhe unë personalisht kam biseduar me princin saudit dhe nga ajo që kam kuptuar, Arabia Saudite është duke pritur informacione të sakta për përfshirjen e një shteti në këto ngjarje, mirëpo ende askush nuk ka ofruar diçka të tillë, - ka shtuar presidenti Putin.
Arabia Saudite fajëson Iranin për sulmet dhe ka thënë se mbretëria do ta cilësojë këtë incident si “akt lufte” nëse hetimet vërtetojnë se sulmi me “raketa dhe dronë” është nisur nga territori iranian.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë fajësuar Iranin për këto sulme, vend me të cilin Shtetet e Bashkuara kanë përshkallëzuar tensionet prej kur Trump është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar më fuqitë botërore në vitin 2015.