MOSKË, 16 shkurt /ATSH-AFP/ - Sanksionet e reja të Bashkimit Evropian janë inkoherente dhe absurde disa ditë pas samitit të Minskut në Ukrainë, denoncoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
"Ne nënvizojmë inkoherencën dhe karakterin absurd të sanksioneve çdo herë që ka shpresa përsa i përket zgjidhjes së krizës së brendshme ukrainase, Brukseli menjëherë vendos sanksione të tjera shtrënguese antiruse", njoftoi ministria ruse në një komunikatë.
"Vendimi i Bashkimit Evropian për të futur në listën e zezë Arkady Bakhine dhe Anatoly Antonov, respektivisht zëvendësministri i parë dhe zëvendësministri i Mbrojtjes si dhe dy deputetë, Iossif Kobzon dhe Valery Rachkine, është shumë absurd", theksoi ajo./
/ec/ a.jor.










