Rusia paralajmeroi sot SHBA-në kundër dërgimit të një sistemi mbrojtës antiraketë në Korenë e Jugut duke konfirmuar se kjo mund të kërcënonte sigurinë e rajonit.
Uashingtoni kishte paralajmëruar më parë se kishte si qëllim të vendoste këtë sistem "Terminal High Altitude Area Defense" (THAAD) në Korenë e Jugut për të shërbyer si pengesë kundër një provokimi hipotetik nga Koreja e Veriut.
"Një zhvillim i tillë vetëm mund të rrisë shqetësimin tonë përballë karakterit negativ të sistemit botëror të mbrojtjes antiraketë të SHBA-së për sigurinë ndërkombëtare", theksoi MInistria ruse e punëve të Jashtme në një komunikatë
Në një rajon ku situata është tashmë shumë e ndërlikuar përsa i përket sigurisë, ky mund të jetë një hap drejt një gare për armatimet në Azinë Verilindore dhe mund të vështirësojë akoma më shumë zgjidhjen e problemit bërthamor në gadishullin korean.
Edhe Kina gjithashtu paralajmëroi se vendosja e këtij sistemi antiraketë amerikan mund të cënojë paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon./atsh/
/Shqiptarja.com