Moskë, shpërthim në stacionin e
metrosë, dyshohet sulm terrorist

Moskë, shpërthim në stacionin e<br />metrosë, dyshohet sulm terrorist
Një shpërthim i fuqishëm në stacionin e një metroje është regjistruar mesditën e kësaj të enjte në kryeqytetin rus, Moskë. 

Ngjarja ndodhi në Stacionin e Metrosë Kolomenskaya dhe orë të tëra trafiku në këtë zonë është bllokuar.

Dyshohet për sulm terrorist, por një gjë e tillë ende nuk konfirmohet nga autoritetet ruse.

Paraprakisht mësohet se dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa nuk raportohet për viktima. 

Mediat ruse nuk përjashtojnë edhe pistën aksidentale si shkak të shpërthimit, atë të një rrjedhje gazi. 

Shpërthimi në Moskë vjen në një kohë kur i gjithë kryeqyteti është në gjendje alarmi dhe me forca të përforcuara policie pas vrasjes së ambasadorit Andrey Karlov në Ankara. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Të dy kandidatët janë të importuar', Kikia komenton zgjedhjet: Problemi me kartat, përgjegjësi edhe individët! ID nuk shërben vetëm për votime

'Të dy kandidatët janë të importuar', Kikia komenton zgjedhjet: Problemi me kartat, përgjegjësi edhe individët! ID nuk shërben vetëm për votime