Rusi - Një tren pasagjerësh rus është përplasur me një tren mallërash në afërsi të kryeqytetit rus duke shkaktuar së paku tre viktima deri më tani. Mediat vendase raportojnë se pesë personat kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së rëndë, e cila ka shkaktuar daljen nga shina të tre vagonëve të trenit ku udhëtonin pasagjerët. Mësohet se viktimat kanë humbur jetën pas rrëzimit nga treni në zonën e quajtur Bekasovo, 37 milje në perëndim të kryeqytetit.

Treni i pasagjerëve ishte nisur nga Moska dhe kishte destinacion qytetin Chisinau në Moldavi. Edhe pse nuk dihet ende numri i saktë i personave që po udhëtonin në tren, në raportin e mediave vendase thuhet se deri më tani janë të paktën tre të vrarë nga aksidenti. Si pasojë e këtij aksidenti janë pezulluar edhe udhëtimet që vijnë nga Ukrahina.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)