Vijojnë protestat e opozitës kundër qeverisë së Moskës.

Këtë të dielë policia ka arrestuar 29 përfaqësues të opozitës  të cilët sipas autoriteteve po manifestonin pa asnjë autorizim.“Kanë thyer rendin publik” u shpreh një zëdhënës i policisë.

Mes të arrestuarve raportohet se ka shumë minorenë.

Një javë më parë shumë qytete të Rusisë u përfshinë nga protestat ndërsa shumë persona u arrestuan mes të cilëve edhe kreu i opozitës dhe kundërshtari i Putin, Alexey Navalny.

Manifestuesit protestojnë kundër korrupsionit i cili sipas tyre ka shtrirë  rrënjët tek të gjithë zyrtarët.

Për të parandaluar rrëmujën e një jave më parë policia ka blinduar kryeqytetin rus duke ndaluar hyrjen në Sheshin e Kuq si dhe sheshin Pushkin një nga pikat kryesore të përballjes mes protestuesve dhe autoriteteve.

Në protestat e javës së shkuar janë arrestuar me mijëra manifestues, ndërsa protestat janë cilësuar si sfida me e madhe e viteve të fundit, sfidë drejtuar presidentit Putin dhe kryeministrit Medvedev.


[gallery]21672[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com