Lidhur me këtë nismë partia opozitare u përball me akuza të forta.
Kërkesa e firmosur nga deputetë si Edi Paloka, Grida Duma, Ervin Salianji, Flamur Noka, Genc Pollo, Edmond Spaho dhe të tjetër, u kundërshtua ashpër nga kundërshtarët politikë të Lulzim Bashës brenda të djathtës si Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi.
PD-ja dje, duket se nisi ta rishikonte menjëherë këtë vendim të saj, me sa duket i nxituar, dhe në bashkepunim me Fondacionin Konrad Adenauer ngriti dje një grup pune për hartimin e ligjit “Për ndalimin e simboleve te komunizmit dhe përkujtimit te viktimave te komunizmit”.
Sot nisma e përfolur ligjore e demokratëve është tërhequr edhe zyrtarisht nga Parlamenti.
Faksimile që provon tërheqjen e projekt-ligjit në Kuvend nga ana e Partisë Dekomratike
s.k/Shqiptarja.com