Ecuria e konflikteve CEZ-Qeveri

Janar 2011
ERE nuk pranon të rrisë çmimin e energjisë elektrike të kërkuar nga CEZ-i në masën 26% dhe parashtron kushtet se nuk do të njohë as nivelin e borxhit të keq

Nëntor 2011
METE merr dy vendime. Gjobit CEZ-in me 300 mijë euro për sahatet e pakolauduar dhe i heq klientët e mëdhenj, me vlerë tregu të konsumit prej 30 milionë eurosh

Prill 2012

Në Tiranë vjen Kryeministri çek, në tentativë për të zgjidhur konfliktin. Qeveria mori disa vendime për njohje të borxhit, por situata sërish merr për keq, CEZ-i ndalon importet

Gusht 2012

CEZ gjobitet nga tatimet me vlerën 28 milionë euro për mosdeklarim të energjisë dhe nga ERE, me 3 milionë euro për mosrespektim të kontratës me KESH-in

Tetor 2012
Kryeministri Berisha takon në mënyrë urgjente drejtuesin e lartë të CEZ-it në Pragë, por duket se palët nuk kanë gjetur zgjidhje. Një ditë më pas pranohet se kompania mund të largohet

Nëntor 2012
ERE hap procedurë për heqje të dy licensave të CEZ-it.


Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja,com (print), 6 dhjetor 2012

(ad.ti/shqiptarja.com)