TIRANE- Mes debateve të shumta mbledhja e Këshillit Bashkiak ka zgjatur për orë të tëra deri në vendosjen e shtyrjes së miratimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës në dy javët e para të janarit. Gjatë mbledhjes nuk ka qenë prezent Kryebashkiaku Basha dhe mungesa e tij ka ngjallur debate të shumta. Këshilltarët e majtë kërkuan transparencë për buxhetin dhe për punën e 2013 pasi një pjesë e projekteve të vitit që po lëmë pas i janë kaluar vitit të ardhshëm ndërkohë që nuk dihet ku kanë përfunduar lekët e miratuara për këto investime të pakryera. Këshilltarja e majtë Berberi pohoj se pjesa më e madhe e projekteve të 2014-ës janë të njejta me ato të 2013-ës dhe ndryshojnë vetëm shifrat e buxhetit të miratuara për këto investime.
Gjithashtu krerët e minibashkive pretendojnë se nuk u janë marrë parasyshë kërkesat dhe se Bashkia nuk është konsultuar më parë me ta për buxhetin. Këshilltarët kanë kërkuar transparencë dhe mungesën e Bashës e kanë quajtur si frikë të tij për t’u përballur më mashtrimin që ai ju ka bërë qytetarëve të Tiranës. Që në nisje të mbledhjes Dalipi ka kritikuar mungesën e Kryebashkiakut dhe e ka quajtur aktin e tij të shëmtuar duke u shprehur se nuk ka ndodhur ndonjëherë që Kryetari i Bashkisë të mungojë në mbledhjen e shqyrtimit dhe miratimit të buxhetit. Debate politike dhe jo politike kanë shoqëruar këtë mbledhje të rradhës ndërsa në debate të ashpra janë përfshire kryetari i këshillit Dalipi dhe përfaqësuesi i grupit të PD-së, Poni.
Debateve i’u është bashkuar edhe Florian Pullazi i cili u shpreh se Basha i ka mashtuar qytetarët kur i’u ka thënë se janë të parët dhe se buxheti nuk është real pasi kanë ardhur vetëm shifra dhe për këtë Bashkia nuk jep detaje as të dhëna, sepse nuk ka çfarë të japë. Gjatë mbledhjes së paradites jashta ambjenteve të Bashkisë kanë protestuar banorët që preken nga ndërtimi i bulevardit të ri dhe kanë kërkuar pezullimin e fondit për bulevardin. Ata janë shprehur se matjet e kryera nuk janë korrekte dhe se Basha i ka mashtruar ata.
Shkrimi u publikua sot (28.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com