Mosrimbursimi i TVSH-së,
Kurum nuk paguan për HEC-et

Katër HEC-et mbi lumenjtë e matit dhe Bistricës u shpallën zyrtarisht të privatizuara, por ende paratë nuk janë derdhur nga blerësi Kurum në arkën e shtetit. Marrëveshja për privatizimin e hidrocentraleve u miratua me 73 vota në Kuvend më 4 mars dhe që nga kjo periudhë, kompania fituese ka afat 45 ditë kohë për të përmbyllur transaksionin me qeverinë shqiptare.

Qeveria, e sigurtë për suksesin e transaksionit, për të mbuluar shpenzimet e saj dhe për të rritur investimet, gjatë këtij muaji ndërmori një ndryshim në ligjin për buxhetin e shtetit, për të marrë hua nga bankat tregtare në vlerën e 12 miliardë lekëve.

Huaja nga qeveria nuk është marrë ende, ndërsa kompania fituese ka afat deri në datë 20 prill për të derdhur paratë për privatizimin e hidrocentraleve.

Kompania blerëse Kurum ka kërkuar që vlerës totale së ofertuar t’i zbritej TVSH-ja e rimbursueshme nga aktiviteti i saj ekonomik gjatë vitit që lamë pas në vlerën 1.3 milionë euro. Me sa duket, një gjë e tillë ende nuk është zgjidhur, si rezultat i ngurtësisë së ministrisë së Financave apo Drejtorisë së Tatimeve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Benfica-Barcelona vijoi edhe në tunel, policia ndaloi sherrin e dhunshëm! Fitorja e parë e Bologna-s shkarkoi trajnerin e Dortmund

Benfica-Barcelona vijoi edhe në tunel, policia ndaloi sherrin e dhunshëm! Fitorja e parë e Bologna-s shkarkoi trajnerin e Dortmund