Mosul, Gruaja terroriste kryen sulm
vetvrasës, 2 të vrarë 9 të plagosu

Mosul, Gruaja terroriste kryen sulm<br />vetvrasës, 2 të vrarë 9 të plagosu
MOSUL- Një grua ka kryer një sulm vetëvrasës duke shpërthyer një bombë në një turmë të madhe njerëzish në Irak.

Zyrtarët iranianë kane thënë se sulmi ishte kryrë nga një grua tuniziane dhe deri më tash raportohet për dy persona që kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur, mes tyre dy ushtarë.

Sulmi erdhi  një ditë pasi një tjetër grua kreu një sulm vetëvrasës në një kamp të Bagdadit duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 13 të tjerë.

Sulmi i ditës së sotme ndodhi në një kampin Kilo, në të cilin janë zhvendosur shumë familje që janë detyruar të largohen nga zonat ku forcat e qeverisë po luftojnë kundra terrorsitëve të të ashtëquajturit Shteti Islamik.

Militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin duke thënë se caku i tyre ka qenë një pozicion i ushtrisë irakiane.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash