TIRANE -  Sonte në emisioni "Airport" të tv "A1Report!" u diskutua për për votën "e bardhë" ose mosvotimin. Pse duhet që të votojmë më 23 qershor? Cilat janë teoritë për votën dhe pse ia vlen të votosh? Të ftuar në emision janë Monika Kryemadhi, Hervin Çuli, Milva Ikonomi dhe Shenasi Rama nën pyetjet e gazetares Mira Kazhani. Prof.Rama ishte i mendimit që ndryshimi do vijë nga populli vetë dhe jo nga vota e dhënë një klase politike të lidhur me bandat, kurse të ftuarit e tjerë e konsideruan votimin si të domosdoshëm për rotacion. Madje, Ikonomi gjykoi se ishte më "e shëndetshme" një votë e shitur sesa mosvotimi.
   
SHENASI RAMA: PD E PS, SI TRUSTI I GESHTENJAVE TE TROPOJES DHE TRUSTI I JENIÇEREVE

Profesori i politikës Shenasi Rama nga New York-u tha se pushtetarët gjatë 20 vjetëve tranzicion kanë toleruar kontrabandën, trafikun, që po përdorin edhe në këto zgjedhje parulla mashtruese.  “Është turp për znj.Kryemadhi që thotë sot se kam qënë në një fshat të Shqipërisë ku nuk kishte mjek, se zonja ka qënë katër vjet në qeveri me sli Berishën”, - tha ai ndër të tjera.
 
Kjo e sotmja është klasa politike që duhet të largohet; në listat e deputetëve sot janë 10 vetë që s’kanë të drejtë të dalin jashtë shtetit, 10 të tjerë që kanë hyrë në burgje etj. njerëzit me anë të votë duhet të kenë një fillim të ri. Fillimi i ri duhet të jetë edhe për politikanët e rinj. Ka ardhur koha që njerëzit që janë në krye të strukturave oligarkike të ndihmojë të varfrit, shtresën e mesme, të vuajturit.
 
Ligji në Shqipëri sot favorizon kryetarët e partive dhe dy polet. Trusti i gështenjave të tropojës dhe trusti i jeniçerëve. Ato janë të dyja nën kontrollet e bandave mafioze.  
 
Vota që i duhet vënë kryq e që tregon se populli duhet ta vërë në binarë këtë “klasë” politike, që ka mbirë nga hiçi, nga llumi. Edhe nëse ndryshimi nuk vjen nga politika, ai do vijë nga populli, nga intelektualët e ndershëm”, - përfundoi ai.
 
KRYEMADHI: EJANI TE BEJME NJE PARTI E RE, TE BEHEMI PJESE E ZGJIDHJES
 
Kryemadhi sugjeroi në diskutimet e saj se është e rëndësishme votohet dhe kështu, t’i kërkohet edhe llogari politikanit; të krijohet një klasë e re politike me të rinj që kanë studiuar jashtë. Është e lehtë të kritikosh nga jashtë, por duhet ardhur këtu në vend dhe të kontribuosh. Përsa i përket votës së bardhë, i bie që politikanët do ta kenë më të lehtë për të fituar dhe më pak detyrime ndaj zgjedhësve.”Përsa i përket elitave, mund të them se ne nuk dimë t’ mbajmë. Një mendje e mençur e statistikave si Milva sot punon në Prishtinë”, - u shpreh ajo.  
 
IKONOMI: I PAMUNDUR KATARSISI SHPIRTERO I SHQIPTAREVE
 
Ikonomi tha se Të votosh në të bardhë tani më duket e pamundur. Sa për katarsisin shpirtëror të shqiptarëve që propozn z.Rama, gjykon se ai është i pamundur, veçanrisht tani që jemi para zgjedhjeve.  
 
ÇULI: SHQIPTARËT VDESIN PËR FUSHATA ELEKTORALE
 
“Shqiptarët vdesin për fushatë elektorale”,-  tha Çuli. – “Ky moment u duket edhe më bukur se kampionati botëror i futbollit.  Sa për gratë në politikë, mendoj se ato do kontribuonin më shumë në luftën kundër korrupsionin. Të thuash një burrë “hajdut” është e lehtë, kurse për një grua, jo dhe aq.”
 
 Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)