Mot i keq në Itali, përmbytje në Milano, Black out në Genova, njëzet mijë vetëtima gjatë natës në rajonin e Liguria-s (VIDEO)

Një stuhi në zhvillim që prej mbrëmjes së djeshme po shkakton shqetësime të mëdha në Genova dhe Milano, ku pjesa më e madhe e qytetit është përmbytur.

Lumi Seveso është afër daljes nga shtrati duke rrezikuar shumë zona në rrethina.

Për shkak të motit të keq, në rrugë kanë mbetur të bllokuara shumë makina. Ndër shqetësimet e krijuara është dhe ndërprerja e përkohshme e një pjese të metrosë.

Qyteti i Genova-s është në gjendje ‘black out’ që prej mëngjesit, stuhia ka goditur edhe Imperia dhe Savona.

Vetëm gjatë natës, në gjithë rajonin e Ligurias, janë regjistruar më shumë se njëzet mijë vetëtima.

Në Genova dhe Savona shkollat janë mbyllur kurse Mbrojtja Civile ka dhënë Alarmin e Kuq, i cili do të jetë në fuqi deri në orën tre pasdite.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Armagedon: 22/10/2019 22:12

    E ç'rendesi kane keto?!! E rendesishme eshte ardhja e emigranteve siriane e afganistane. Mbledhja e te gjithe zezakeve e llumrave e futja ne Itali, dhe te mos harrojme edhe "Samitin e Venecias". Gjithashtu edhe gjoja 'europa e bashkuar e djallit'. Kjo po eshte e rendesishme, po qe po shkaterrohet Italia e Shenjte dhe e gjithe Europa, kjo s'ka fare rendesi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje