Vendi ynë do të ndikohet nga mot i kthjellët dhe i freskët dhe temperaturat e ajrit do të vijojnë që të ulen.
Sipas MeteoAlb qarkullimi i masave ajrore nga veri-verilindja e kontinentit do të diktojë mot të kthjellët dhe të freskët në vendin tonë. Here pas here do të shfaqen vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin POR me te theksuara vranësirat paraqiten në zonat malore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të pësojnë rritje të lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Lindor - Verilindor duke sjell në brigjet e detit Adriatik dhe Jon dallgëzim të ulët.
Rajoni dhe Europa
Moti – E shtunë, 2 Tetor 2021
Europa Veriore dhe brigjet Veriperëndimore të kontinentit do të jenë në ndikimin e një sistemi të dendur vranësirash, i cili do të gjeneroj reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra ere. Ndërsa Europa Jugore dhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të jenë me kthjellime dhe vranësira të pakta, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu Europa Lindore mbete pa reshje me vranësira të shumta.
Komente











