Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 31 gradë celsius, parashikimi i motit për këtë javë

Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 31 gradë celsius, parashikimi i motit për këtë javë

Foto ilustruese

Këtë javë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i prezencës së Anticiklonit Afrikan. Moti do të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare.

Gjatë ditës së Enjte dhe të Premte vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët përqendruar në relievet kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës era do të jetë intensive e me shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Tri pikë 'me dhimbje', Arsenal fiton 3-0 kundër Bournemouth dhe qëndron në krye të Premier League

GOLAT/ Tri pikë 'me dhimbje', Arsenal fiton 3-0 kundër Bournemouth dhe qëndron në krye të Premier League