Mëngjesi i kësaj të diele do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.
Ndërsa pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të shpeshta nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në skajin verior dhe jugor.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 3°C mëngjesi në zonat malore deri në 19°C mesdita në bregdet.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fort në det me shpejtësi deri 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë
Komento