Moti i kthjellët do të dominojë në gjithë vendin tonë.
Sipas MeteoAlb, gjatë gjithë ditës territori shqiptar paraqiten në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellet të jetë dominant. Përjashtim bëjnë zonat malore verilindore dhe juglindore, të cilat do të kenë herë pas-here vranësira të lehta.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale ku mëngjesi shënon 13°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 36°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi Verior- Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Lindore dhe Ishujt Britanikë paraqiten në ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut, ku më të konsiderueshme reshjet do jenë në vendet e Europës Lindore. Ndërsa moti i kthjellët vijon të mbizotëroj në Veri, Qëndër dhe Jug të Kontinentit.