TIRANË- Sipas MeteoAlb: Mëngjesi i së shtunës sjell mot me vranësira të shpeshta, të cilat më të dukshme do jenë në skajin verior ku pritet dhe ndonjë shi i izoluar. Por duke iu afruar mesditës vranësirat largohen gradualisht nga territori shqiptar duke bërë që pjesa tjetër e ditës të mbetet në mbizotërimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por mbeten thuajse të pandryshuara në mesditë, duke u luhatur nga 9°C mëngjesi deri në 28°C mesdita.
Era do fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.