Mot i kthjellët dhe rritje temperaturash do të mbizotërojë në vendin tonë.
Sipas MeteoAlb gjatë paradites vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët kryesisht në ultësirën perëndimore. Por pas mesditës parashikohet që zonat malore dhe të ulëta të kenë kalime vranësirash të lehta. Ndërsa sërish mbrëmja dhe orët e natës largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në republikën e Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por nuk ndryshojnë në mesditë duke u luhatur nga 14°C në zonat malore deri në 35°C në zonat e ulëta.
Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Mbetet kontinenti Europian në ndikimin e masave ajrore të qëndueshme, të cilat do të diktojnë kthjellime në Europën Jugore, atë Qëndrore dhe Gadishullin Skandinav. Përjashtim bën vetëm rajoni lindor i saj ku vranësirat e dendura, rrebeshet e shiut dhe stuhit e erës do të jenë mbizotëruese.