Vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të kthjellët deri orët e vona të pasdites kur në skajin verior dhe verilindor do të ketë shfaqe të vranësirave të lehta, sipas meteoalb. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 24°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
Rajoni dhe Europa: Zhvillimi i një qëndre anticiklonare në brigjet Jugore të Europës do të diktojë mot të kthjellët në Rajonin e Mesdheut. PO ashtu Ishujt Britanikë dhe Europa Veriore mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Ndërsa me vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu do të paraqiten Gadishulli Iberik, Pjesërisht Qëndra dhe Lindja e Kontinentit.