Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrushme mbi vendin tonë, ku skaji verior dhe verilindor paraqiten me vranësira të dendura dhe shira të izoluar e të pakët, nuk përjashtohet mundësia edhe e ministuhive afatshkutra të breshërit, sipas meteoalb. Ndërsa mbrëmja dhe nata sjellin largim gradual të vranësirave në republika e shqipërisë duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues në zonat bregdetare dhe të ulëta por mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjat kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por edhe gjatë mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 27°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndrësa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa: Moti i kthjellët do të përfshijnë pjesën më të madhe të Europës. Konkretisht me diell dhe temperatura të larta do të paraqiten vendet e Europës Jugore, Qëndrore dhe asaj Veriore. Ndërsa reshje të pakta shiu dhe stuhi ere do kenë Ishujt Britanikë dhe Brigjet e Detit të Zi.