Sipas MeteoAlb: Zonat Bregdetare dhe Ultësira perëndimore do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm gjatë gjithë ditës. Ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë kalime të pakta vranësirash në orët e mesditës dhe pasdites.
Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 - 5 ballë.
Europa në pjesën më të madhe do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bere që kthjellimet të jenë më të dukshme në Europen Jugore. Ndërsa Veriu dhe Lindja e kontinentit do të jenë në një sistem vranësirash i cili do gjeneroj reshje të shoqëruara me stuhi afat-shkurtra ere.