Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta në zonat malore. Por orët vijuese do të zhvillojnë vranësirat në zonat malore duke sjellë në veri dhe Verilindje të vendit rrebeshe shiu.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 39°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.
Lindja dhe Juglindja e kontinentit do të paraqiten me vranësira të dendura dhe reshje, po ashtu ne ndikimin e vranësirave dhe reshjeve do të jetë pjesërisht dhe qendra e kontinentit. Ndërsa Europa Veriore dhe Gadishulli Iberik do të jenë me mot të qëndrueshëm.