Mot i vranët dhe reshje shiu mbizotërojnë në zonat e ulta por dëborë në zonat malore gjatë orëve të para të ditës. Mesdita sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike, POR sërisht mbrëmja ri-kthen reshjet në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C  në zonat malore deri në 15°C në Jugperëndim.

Era do fryjë mesatare me  shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa; Rajoni Verior i Europës vijon në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëbore. Po ashtu Qëndra dhe Jugu i saj mbeten me vranësira dhe reshje shiu. Ndërsakthjellimet mbizotërojnë në Lindje të Europës.