Përkeqësohet moti në pranverë, borë në rrugën e Arbrit! Pezullohet lundrimi i peshkarexhave për dy ditë në Vlorë

Ndonëse kemi hyrë në stinën e pranverës, përkeqësimi i motit ka sjellë shi, breshër dhe dëborë në zonat malore të Dibrës. Rruga e Arbrit ka patur problematikë për disa minuta nga reshjet e borës, por tashmë rruga është e kalueshme pa probleme.

Ndërsa në Vlorë, për shkak të detit të trazuar është pezulluar lundrimi i anijeve të peshkimit. Kapiteneria bën të ditur se sot dhe nesër për shkak të erës dhe dallgëve nuk do të dalin në det mjetet e vogla, ndërsa vazhdon lundrimi normalisht për tragetet dhe anijet e transportit.

"Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 27 - 28 mars 2023 duke filluar nga ora 09:00 datë 27 mars 2023 në drejtimin Jug-JugLindje dhe Veri-VeriPerëndim në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra. 

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE - NISJES GJATË DATAVE 27 - 28 MARS 2023 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  27 - 28 Mars 2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 28 Mars 2023 ora 12:00", thuhet në njoftim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:29
Moti i keq në vend, Bulqiza përfshihet nga dëbora në pranverë (VIDEO)

 

Ndonëse kemi hyrë në stinën e pranverës, përkeqësimi i motit ka sjellë shi, breshër dhe dëborë në zonat malore të Bulqizës. Për pasojë ka pasur probleme në rrugë si dhe vërshime të ujërave në pedonalen e Bulqizës.

Reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me reshje dëbore në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit. Rruga e Arbrit ka patur problematikë për disa minuta nga reshjet e borës në aks.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj