VLORË- Në qytetin bregdetar të Vlorës është ndaluar lundrimi për peshkarexhat. Kjo masë vjen pas përkeqësimit të kushteve meteorologjike, ku në të gjithë vendin parashikohen reshje shiu. Ndërkohë, vijon normalisht lundrimi për tragetet.
Njoftimi
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 20-22.12.2024 duke filluar nga ora 08:00 datë 20.12.2024 kushtet hidrometeorologjike do të jenë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE dhe VERI-VERI-PERËNDIM në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
1.Është ndaluar pajisja me leje - nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur dhe brenda gjirit të Vlorës, duke filluar nga ora 08:00 datë 20.12.2024.
2.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
3.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 22.12.2024.