Moti, bora e ngrica
izolon komunat e thella  

Moti, bora e ngrica <br />izolon komunat e thella  
TIRANE- Temperaturat e ulëta vazhdojnë të mbizotërojnë pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Reshjet e borës kanë ndaluar ndërsa shfaqen probleme me ngricat e akullin në disa akse rrugore. Probleme më të madh shfaqen në komunat e thella malore të cilat vazhdojnë prej disa ditësh të jenë të izoluara nga bora.

Në Korçë policia rrugore bën me dije se ka vështirësi në Qafën e Qarrit, në pikën turistike te Dardhës, si dhe në disa fshatra të thella malore. Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë.

Në qarkun e Dibrës janë të izoluara komunat Lure, Kala e Dodës, Sllovë, Ostren dhe Trebisht. Probleme nga ngrica e akulli edhe ne disa fshatra të tjerë.

Aksi nacional Peshkopi- Librazhd vazhdon të jetë i bllokuar dhe drejtoria e mirëmbjajtjes së rrugëve po punon për hapjen e saj.

Në Kukës komunat e thella vijojnë të jenë të bllokuara, ndërsa shfaqen probleme nga ngricat e akullin. Segmenti Kukes-Shishtavec mbetet i bllokuar. Probleme dhe në akset Kukës-Peshkopi dhe Kukës-Krumë. Fshatrat e thella malore në Zapod, Gryke Cajë, Bushtricë, Kalis janë pa energji elektrike.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve