Moti, dëborë e shi edhe në fundjavë

Moti, dëborë e shi edhe në fundjavë
TIRANË –Pas një pierudhe të shkurtër ,me mot të qëndrueshëm por të ftohtë, e premtja pritet të sjellë sërish ngrica dhe reshje dëbore duke përfshirë edhe zonat e ulta apo lartësitë mbi 400 – 500 metra.
Shefi i Metereoligjisë në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, Kastriot Shurdhaj tha sot pasdite për Shqiptarja.com se, fundjava nuk rezervon mot të mirë për shqiptarët. Përjashtim, sipas tij bën vetëm e diela, kur do të vërehet një rritje e lehtë e temperaturave, por tendenca është sërish drejt ngricave gjatë ditëve të para të javës së ardhshme.
Kështu, sa i takon ditës së premte, si rezultat i një fronti perëndimor mbi vendin tonë do të fillojnë reshjet fillimisht në jug të vendit dhe më pas në verilindje, sidomos në pjesën e dytë të saj. Shurdhaj tha se reshjet në në lartësinë 400 - 500 do të jenë në formën e dëborës, e këtu përfshihet edhe kryeqyteti.
Temperaturat në vendet malore do të luhaten nga -18 deri në – 6, në vendet e ulta temperaturat do të jenë – 16 deri në 4 gradë dhe në bregdet 2 dhe 8 gradë celcius.


FUNDJAVA
Sa i takon ditëve të fundjavës, e shtunë dhe e dielë, Shurdhaj shprehet se do të karakterizohen nga reshje në të gjithë vendin, por më shumë në veri dhe juglindje në formën e dëborës. Reshjet e shiut do të jenë me intensitet më të lartë në bregdet dhe Tiranë, por më shumë në pellgun e Shkodrës. Gjatë këtyre ditëve, temperaturat do të rriten 3 – 4 gradë në vlerat minimale e maksimale. Si rrjedhojë dëborë do të ketë vetëm mbi 800 metra lartësi. Në ditët në vazhdim, duke filluar nga dita e dielë reshjet do të vijnë duke u dobësuar, por përsëri moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe i ftohtë. Për javën e ardhshme tendencat janë sërish drejt temperaturave shumë të ulta.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'