Moti i acartë, Anglia në kaos jep
alarmin e kuq, mbyllet aeroporti

Moti i acartë, Anglia në kaos jep<br />alarmin e kuq, mbyllet aeroporti<br>
Britania e Madhe dhe veçanërisht Anglia vazhdon te jetë e mbërthyer nga moti i keq me dëborë dhe temperatura nën zero gradë.

Ditën e sotme janë thirrur edhe Forcat e Armatosura për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të bllokuar nga dëbora.

Në Angli është dhënë alarmi i kuq për shkak të motit të keq, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuar në rrugë për më shumë se 13 orë.

Ndërkohë në Glasgou të Skocisë mbyllja e aeroportit ka bërë që pasagjerët të qëndrojnë për orë të tëra në pritje, ndërsa u janë ofruar edhe batanije dhe ndihma të tjera.

Stuhia “Emma”, që vjen nga Atlantiku, po përplaset me masën e të ftohtit ekstrem që vjen nga Siberia, e quajtur si “Bisha nga Lindja, duke vazhduar reshjet e dëborës dhe temperaturat ekstreme që shkojnë deri në -16 gradë celsius.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar