Moti i acartë në SHBA pengon shpërndarjen e 6 mln vaksinave anti COVID

Moti i acartë në SHBA pengon shpërndarjen e 6 mln vaksinave anti COVID

Moti i ftohtë, reshjet e dëborës e ndërprerja e energjisë elektrike në SHBA kanë vonuar shpërndarjen e 6 mln doza vaksinash antiCOVID në 50 shtete gjatë kësaj jave.

Këshilltari i Lartë i Shtëpisë së Bardhë, Andy Slavitt tha gjatë një konference për shtyp se janë mbyllur më shumë se 2 mijë qendra vaksinimi.

Një pjesë e madhe e SHBA-së është përfshirë nga moti ekstrem gjatë javës së fundit ku reshje të mëdha dëbore dhe temperatura të ftohta si rallë më parë goditën Oklahomën dhe Arkansasin si dhe shkaktuan ndërprerje energjie në Teksas.

Sipas mediave të huaja, stuhitë u bënë pengesë në përpjekjet e administratës së Presidentit Biden për shpërndarjen e vaksinave. Në fillim të muajit, më shumë se 1.5 milion doza po shpërndaheshin mesatarisht në ditë.

Moti i ashpër bëri që Presidenti Biden të shtynte vizitën nga e enjtja në të premten në Kalamazu të shtetit Michigan, për të parë nga afër fabrikën e kompanisë Pfizer që prodhon vaksinat kundër koronavirusit.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje