Moti i keq/ 137 shtëpi në Shkodër të rrethuara nga uji, 4,050 ha tokë të përmbytura! Oboti i bllokuar! Evakuohen 2 familje në Durrës

Moti i keq/ 137 shtëpi në Shkodër të rrethuara nga uji, 4,050 ha tokë të përmbytura! Oboti i bllokuar! Evakuohen 2 familje në Durrës

Foto nga permbytjet ne Durres

2 qarqet më të prekura nga reshjet e shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit janë Shkodra dhe Durrësi. Situata në këto 2 zona paraqitet problematike. Lumi Erzen dhe Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa shtëpi dhe toka bujqësore.

Në raportimin më të fundit të Emergjencave Civile bëhet me dijes se janë 56 shtëpi të përmbytura në Durrës, teksa në 10 shtëpi të tjera uji ka hyrë deri në oborr. 2 familje janë evakuuar dhe janë strehuar në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme. Nga ana tjetër, dëme ka pasur edhe në toka bujqësore, ku 370 hektarë janë nën ujë.

Edhe në Shkodër problematikat janë të shumta. Në total në të gjitha njësitë administrative rreth 137 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Ndërkaq 4,050 hektarë tokë janë nën ujë. Niveli i ujit në disa oborre të shtëpive ka shkuar deri në 140 centimetra, por ka shtëpi të përmbytura dhe rruga të pakalueshme. Rruga në Obot vijon të mbetet e bllokuar, ndërsa uji deri në 150 cm lartësi, 8 shtëpi të përmbytura. Ndërkaq më shumë se 50 banesa nën ujë në Nartë të Vlorës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:54
KESH mbledh Komisionin e Posaçëm: Ulen shkarkimet në 300 m3/s nga Vau i Dejës, impakt pozitiv në zonën e nën Shkodrës

Kreu i KESH Benet Beci ka mbledhur sot Sekretariatin Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave, në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend. Beci shprehet se gjatë mbledhjes u vendos ulja përsëri e shkarkimeve me 300 m3/s nga Heci i Vaut të Dejës që do të sjell një impakt pozivit në situatën e përmbytjeve në Shkodër.

“Së bashku me anëtarët e Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në një mbledhje ndryshe nga çdo herë tjetër, ku përtej analizës së menaxhimit të prodhimit dhe sigurinë e digave diskutuam se si KESH mund të ndihmojë në reduktimin e impaktit në zonën e nën Shkodrës.

Sipas raporteve meteorologjike për periudhën 12- 20 Shkurt 2021 nuk priten rreshje shiu dhe për këtë arsye së bashku me anëtarët vendosëm që të ulim sërish shkarkimet në Hec Vau Dejës nga 500 m3/ në 300m3/s. Kjo me qëllimin për ti dhënë kohë lumit të Bunës  dhe liqenit të shkojnë drejt kuotave normale.

Falenderova të gjithë antarët e këtij Sekretariati për punën e palodhur dhe për bashkëpunimin perfekt që kemi pasur në këtë periudhë të vështirë me reshje intensive dhe prurje historike mbi lumin Drin.”, shkruan Beci.

Ora 15:02
Reshjet, xhamia e Plumbit në Shkodër e zhytur në ujë

 

Xhamia e Plumbit në Shkodër është zhytur në ujë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Prej ditësh situata e përmbytjeve në Shkodër është problematike, ku mbi 100 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Por ujit nuk i ka shpëtuar as xhamia e Plumbit.

Ora 15:01
Përmbytjet në Vlorë, më shumë se 50 banesa në fshatin Nartë ndodhen nën ujë! Banorët kërkojnë ndihmën e autoriteteve

 

Moti i keq dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Vlorës. Më shumë se 50 banesa në fshatin Nartë ndodhen nën pushtetin e ujit.

Reshjet e një dite më parë kanë vështirësuar edhe më shumë situatën në zonë. Banorët kërkojnë ndërhyrje për të minimizuar sadopak dëmet e shkaktuara.

Prej gati një muaji edhe për shkak të reshjeve të mëparshme banorët në fshatin Narte përballen me vështirësi për të dalë nga banesat e tyre.

Deme janë shkaktuar edhe në brendësi të banesave ndërsa të tjerët janë të rrethuara nga uji.

Ora 11:04
Reshjet e shiut, rrëshqitje dherash në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi (VIDEO)

Si pasojë e reshjeve të shiut ka rrëshqitje dherash në rrugën Bulqizë-Peshkopi, por lëvizja nuk është bllokuar.

Ora 10:22
Përmbytjet/ Bashkia Shkodër bën bilancin! Oboti në gjendje të lartë rrezikshmërie, 137 shtëpi të rrethuara nga uji dhe 4,050 ha tokë të përmbytura (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut të rënë orët e fundit në vendin tonë, kanë sjellë problematika në Shkodër.

Rruga në Obot vijon të mbetet e bllokuar, ndërsa  uji deri në 150 cm lartësi, 8 shtëpi të përmbytura. Në total në të gjitha njësitë administrative 137 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Ndërkaq 4,050 hektarë tokë janë nën ujë.

Niveli i ujit në disa oborre të shtëpive ka shkuar deri në 140 centimetra, por ka shtëpi të përmbytura dhe rruga të pakalueshme.

Bilanci për disa njësi:

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Berdicë

1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush-Berdicë e Madhe- Berdicë e Mesme- Berdicë e Sipërme.

Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush) nga këto në 5 shtëpi uji gati ka hyrë në ambjentet e brendshme.

Prezence uji ka në lagjen Maksuti, Qokthi,Tula, Xhurreta dhe tek rruga e Bostanishtes (e pakalueshme me vetura) ndërsa në lagjen "Malsorët e Mullinit" është liruar rruga hyrëse por ujë ka në toka dhe rreth disa banesave.

SPZ e zonës në gatishmëri.

Qendrat shendetësore në gatishmëri.

Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 12.02.2021

-Hidrometri shënon 7 m, me një rritje prej 1 cm në hidrometrin e Dajçit, 5 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me një ditë më parë.

-1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).

-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 150 cm në rrugë.

-Shtëpi të përmbytura 9.

-Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

-Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.

-Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë.

-Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

-Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë.

-Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

-Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.

-SPZ e zonës në gatishmëri.

Qendrat shendetësore në gatishmëri.

Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.

Energji elektrike kemi, nderprerje te herpashershme.

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.

Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është prioritare.

Ndërsa situata e përmbytjeve në Nj.A. Rrethina fatmirësisht nuk ka shtëpi të përmbytura, ndërsa 600 hektarë tokë janë nën ujë.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Rrethina, datë 12.02.2021

-Rritje e nivelit të ujit me rreth 10 cm.

-Tokë e përmbytur total 600 ha.

-Shtëpi të permbytura nuk ka.

-Prezencë uji në 70 shtëpi.

-Qendra shendetësore në gadishmëri.

-SPZ në gatishmëri.

-Energji elektrike për momentin ka.

-Lartësia e ujit në rrugën e hidrovorit 30 cm.

-Mjeti i ushtrisë në dispozicion i dislokuar tek Hidrovori Dobraç.

-Nevojë për bazë ushqimore për bagëtinë.

Sipas bilancit nga bashkia Shkodër në Nj.A. Velipojë  nuk ka shtëpi të përmbytura, ndërsa 8 banesa kanë prezencë uji në oborre.

Gjithashtu 350 hektarë tokë janë të përmbytura, kryesisht fshatrat Luarz, Ças , Baks i Ri dhe Rec i ri.

Situata e përmbytjeve në Nj. A. Velipojë sot më 12.02.2021, ora 08:00

-Janë 350 ha sipërfaqe toke e përmbytur në fshatrat Luarz , Ças, Baks i Ri dhe Rec i ri

-Nuk ka shtëpi të përmbytura.

-Në 8 shtëpi ka prezencë uji në oborre.

-Ka furnizim me energji elektrike.

-Qendrat shëndetësore në gadishmëri.

-Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.

Ora 08:46
Moti i keq/ 56 shtëpi të përmbytyra dhe 370 hektarë tokë nën ujë në Durrës, evakuohen 2 familje, strehohen në Konvaleshencë (VIDEO)

Lumi Erzen dhe Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa shtëpi dhe toka bujqësore.

Në raportimin më të fundit të Emergjencave Civile bëhet me dijes se janë 56 shtëpi të përmbytura, teksa në 10 shtëpi të tjera uji ka hyrë deri në oborr.

2 familje janë evakuuar dhe janë strehuar në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme. Nga ana tjetër, dëme ka pasur edhe në toka bujqësore, ku 370 hektarë janë nën ujë.

“Të dy lumenjtë Erzen dhe Ishëm nuk kanë prurje të mëdha ujërash , niveli nga pika kritike -50cm . Lumi Erzen ka dalë nga shtrati në lagjen Erzen dhe Barometa të qytetit të Shijakut, duke u futur uji në katet e para rreth 26 shtëpi.  Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati  në fshatrat Bilaj, Murqin dhe Markuc të NjAd Bubq të bashkisë Krujë,dhe ka përmbytur rreth 170ha tokë bujqësore. Shtëpi të përmbytura nuk ka, në oboret e tyre ka ujë.

Në NjAd Katundi i Ri  Bashkia Durrës , niveli i ujit në urën e Shënëpremtes në piken kritike. Uji i lumit ka dalë në lagjen Erzen , Katund te ri . Janë përmbytur 200 ha toke bujqësore dhe 30 shtëpi të përmbytura. Në NjAd Sukth në lagjen e Camëve të bashkisë Durrës lumi Erzen ka dalë dhe është futur në oborret e rreth 10 shtëpive. Ne Vardar , Perlat janë nen ujë 200 ha  tokë bujqësore. Kemi evakuuar dy familje një nga Shijaku dhe një nga Sukthi . Janë strehuar në shtëpinë e pushimit të MB”, thuhet në njoftim.

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë