SHBA ‘pushtohet’ nga ngrica, 59 të vdekur si pasojë e motit të keq! Anulohen 2800 fluturime për Krishtlindje (VIDEO+FOTO)

Të paktën 59 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e motit të keq që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë. Zona më e prekur nga ngrirja Arktike është Buffalo, në shtetin e Nju Jorkut, ku kanë vdekur 34 persona. Sipas autoriteteve numri i vdekjeve mund të rritet edhe më tej.

Meteorologët thonë se kjo stuhi ka qenë e paparashikueshme, ndërsa theksojnë se pritet të lehtësohet në ditët në vijim. Trashësia e dëborës ka arritur mbi 1 metër ndërsa qytetarëve iu këshillohet që t’i shmangin udhëtimet. Rreth 200 mijë qytetarë mbetën pa energji elektrike ditën e dielë, por tashmë është rikthyer pothuajse në të gjitha zonat.

Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul tha se kjo do të futet në histori si stuhia më shkatërruese e Buffalo.

"Kjo do të hyjë në histori si stuhia më shkatërruese e Buffalo. Është [si] të shkosh në një zonë lufte dhe automjetet përgjatë anëve të rrugëve janë tronditëse. Banorët ende përballen me një situatë shumë të rrezikshme kërcënuese për jetën dhe kushdo në zonë duhet të qëndrojë brenda, tha ajo.

Një kaos është krijuar me fluturimet e anuluara, duke penguar shumë njerëz të arrijnë familjet e tyre në Krishtlindje. Më shumë se 2,800 fluturime në SHBA janë anuluar ditën e Krishtlindjeve.  Shteti perëndimor amerikan i Montana është më i godituri nga i ftohti, me temperatura që bien -45 gradë celsius.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Fjalimi i zgjatur i Metës, një grup delegatësh të rinj nuk durojnë më dhe largohen nga salla

Fjalimi i zgjatur i Metës, një grup delegatësh të rinj nuk durojnë më dhe largohen nga salla