Përgjatë dy ditëve me reshje (5-6 janar), në Kosovë është regjistruar sasia mesatare prej 43 milimetrash, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Të dhënat për pellgjet lumore tregojnë se prurje më të mëdha ka pasur në Drinin e Bardhë me 76.2 milimetra, pasuar nga Lepenci - 47.9 milimetra, Ibri – 27.8 milimetra dhe Morava e Binçës - 19.9 milimetra.
Lumenjtë në pjesën perëndimore e qendrore kanë pësuar rritje të nivelit dhe kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje lokale.
Situata më e vështirë paraqitet në lumenjtë: Drini i Bardhë, Ereniku, Bistrica e Deçanit, Toplluha, Klina, Mirusha, Drenica, Istogu etj. Lumenjtë në lindje dhe jug të vendit nuk paraqesin probleme.
Instituti paralajmëron se reshjet priten të vijojnë dhe do ta vështirësojnë situatën.
Komente










