Moti i keq/ ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Në akset Librazhd-Korçë-Kapshticë dhe Korçë-Ersekë, përdorni gomat dimërore

Moti i keq/ ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Në akset Librazhd-Korçë-Kapshticë dhe Korçë-Ersekë, përdorni gomat dimërore

Situata aktuale në Korçë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar këtë të martë drejtuesit e mjeteve se në segmentet Librazhd-Korçë-Kapshticë dhe Korçë-Ersekë të qarkullojnë me goma dimërore apo edhe me zinxhirë gjatë natës për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe pritjes së reshjeve të dëborës në zonat malore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën në fund apel për përdoruesit e rrugëve që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

Njoftim për median dhe opinionin publik

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile paralajmërojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe se priten reshje bore në zonat malore.

Rekomandohet që në Segmentin Librazhd-Korçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë qarkullimi i mjeteve të bëhet me goma dimërore gjatë natës, apo edhe me zinxhir nëse do të njoftojmë se është i nevojshëm në orët në vazhdim, pasi pritet që të ketë reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta. 

Apel për përdoruesit e rrugës: I rikujtojmë që duhet të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin gomat dimërore në segmentet rrugore që kemi njoftuar, të respektojnë Patrullën e Policisë në terren dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton