Reshjet e ditëve të fundit dhe uljet e temperaturave kanë sjellë vështirësi lidhur me qarkullimin në vend.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) kanë raportuar për akset kryesore kombëtare dhe janë shprehur se përgjithësisht nuk ka probleme në transport, por iu apelohet gjithë drejtuesve të mjeteve ne zonat ku ka veshtiresi qarkullimi, për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe për të respektuar sinjalistikën.

Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 10:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë”

Tiranë

Qarkullimi kryhet normalisht në të gjithë akset e qarkut.
Të bëhet kujdes në lëvizje, dhe të respektohet sinjalistika.

Durrës

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku.
Te bëhet kujdes në qarkullim, dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Elbasan

Aksi Elbasan – Gjinar është bërë i kalueshem me vështirësi, sipas variantit të ri të rruges. Vazhdon të punohet në këtë aks. Po në këte segment, 300 m nga rruga kryesore ka rreth 30 cm cedim ne nje gjatesi 40 ml, përballë kompleksit KRIVA.

Elbasan – Qafë Thanë, ne Murrash ka patur rënie gurësh, por vazhdon të punohet. Nuk ka probleme për qarkullimin.

Në aksin Fushë Studë – Steblevë ka 20 cm bore, qarkullimi pa probleme.
Në aksin Elbasan – Gjinar nuk lejohet kalimi i autobuseve.
Të behet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje të rrugës.
Qarkullimi normal në të gjithë aksin

Berat

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku.
Të bëhet kujdes me qarkullimin në akset ku ka rrëshqitje, si pasojë e reshjeve .

Vlorë

Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij qarku.
Në aksin Vlorë – Palasë, në Fushë Dukat, ka një shkarje të trupit. Kalimi kryhet me dy kalime me vështirësi.
Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në segmentet ku ka rrëshqitje të materialeve në rrugë.

Gjirokaster

Nuk ka probleme për qarkullimin.
Po mbahen nën kontroll dhe në monitorim të vazhdueshem zonat ku ndodhin rrëshqitje.
Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje.
Përdoruesit e rrugës të zbatojnë sinjalistikën e vendosur në segmentet ku ka shkarje.

Korçë

Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Deri në këto momente situata në akset e qarkut të Korçës nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Të bëhet kujdes në qarkullim.

Kukës

Reshjet e borës kanë ndaluar, trashësia e borës ka arritur në 100 cm.
Tropojë ka reshje shiu dhe kjo ka berë që qarkullimi të jetë pa zinxhirë.

Gjithashtu dhe në Pukë kanë pushuar reshjet e borës por vetëm në aksin Q.Mali - Fierzë, momentalisht është i bllokuar në zonën e Dardhës. Po punohet për zhbllokimin sa më parë të aksit.
Akset e tjera janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Po punohet për zgjerimin e pjesës kaluese.
Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Të tregohet kujdes në qarkullim sidomos në zonat ku ka rrëshqitje në rrugë dhe për shkak të borës. Zona e Dardhës në aksin Q.Mali - Fierzë, momentalisht është e bllokuar.

Dibër

Ne Dibër kane pushuar reshjet e dëborës.
Akset Q.Bualli - Krastë , Segmenti Muhur - Q,Draje, Ostren - Steblevë, Sllovë - Kala e Dodës kanë vështiresi në qarkullim prandaj rekomandohen zinxhirët.

Shkodër

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku.
Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.

Fier

Gjendja në akset e Fierit është normale.

Të bëhet kujdes në lëvizje dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhë

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku.

Të gjitha akset qarkullohen normalisht.
bore
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)