TIRANË - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksander Arvizu zhvilloi sot një takim me Avokatin e Popullit Igli Totozani. Gjatë këtij takimi diplomati amerikan tha se është shumë i shqetësuar për situatën në veri të vendit. Arvizu bëri thirrje që qytetarët të japin kontribut për masat që po merren. Nga ana e tij Avokati i Popullit Totozani tha se duhet të mbështesim masat që ndërmerr qeveria.

(aq/shqiptarja.com)