1763324600_1710147033moti.jpg

Autoriteti Portual i Vlorës njofton se për shkak të përkeqësimit të motit që pritet të ndodhë në ditët në vijim, është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda Gjirit të Vlorës në det të hapur, duke filluar nga ora 23:00 datë 16.11.2025 deri në datë 19.11.2025 në orën 08:00.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Njoftimi i plotë i Autoritetit Portual të Vlorës:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 16-17-18-19.11.2025

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 16-17-18-19.11.2025 duke filluar nga ora 23:00 datë 16.11.2025 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, është kërkuar :

1.ËSHTË NDALUAR PAJISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT DUAN TË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS NË DET TË HAPUR, DUKE FILLUAR NGA ORA 23:00 datë 16.11.2025 deri në datë 19.11.2025 në orën 08:00.

2.DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DETARE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.ME QËLLIM PARANDALIMIN E ÇDO SITUATE TË PAPRITUR PËR SHKAK TË KUSHTEVE ATMOSFERIKE, KËRKOJMË BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË SUBJEKTEVE DHE INSTITUCIONEVE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E DETARISË PËR TË MARRË TË GJITHA MASAT E NEVOJSHME PËR SIGURIMIN E MJETEVE NË PORT DHE RRITJE E GADISHMERISË SË EKUIPAZHIT NË MJETET LUNDRUESE.

4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

5.PËRMIRËSIMI I SITUATËS HIDROMETEOROLOGJIKE TË PËRKEQËSUAR TË PARASHIKUAR PËR MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT DO TË JETË MBAS ORËS 08:00 TË DATËS 19.11.2025.


Lajmi kryesor:

Ministria e Mbrojtjes paralajmëron: Vendi do të përfshihet nga reshje me intensitet të lartë, në zona të caktuara edhe dëbore (QARQET MË TË RREZIKUARA)