Moti i keq me shi, Bashkia Vlorë thirrje qytetarëve: Ja cilat janë zonat me risk ku s'duhet që të parkoni! Përmbyten disa akse 

Reshjet e dendura të shiut të nisura pas mesditës së djeshme (3 tetor) kanë sjellë përmbytjet e disa akseve dhe kryqëzimeve në qytetin e Vlorës.

Për të normalizuar situatën është ndërhyrë nga punonjës të shërbimeve të bashkisë Vlorë në hapjen e pusetave dhe kanalizimeve, por situata vijon të jetë e rënduar.

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, bashkia e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme në disa zona në qytet.

“Ju bëjmë thirrje të jeni vigjilentë dhe të mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si: "Albano&Romina", Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në "Skelë" te dykalimshi. Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”, thuhet në njoftim.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit