Pezullohet lundrimi detar, ndërsa edhe pse trageti i linjes Vlorë-Brindizi ka mbërritur normalisht në oret e para të mëngjesit të sotëm në portin e Vlorës, kapiteneria konfirmon se nuk do të lejohet lëvizja drejt Italisë. Ndërkohë që është pezulluar edhe lëvizja në det e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të tjera lundruese. Trageti pritet të qëndroje në rade deri në përmirësimin e kushteve të motit, teksa mësohet se lundrimi pritet të rinisë vetëm gjatë ditës së mërkurë.
Forca e derit arrin nga 6-7 ballë në gji dhe 8 ballë në det të hapur duke vështirësuar lëvizjen dhe lundrimin e mjeteve në det. Ndërsa një situateë e tillë ripërsëritet në vetëm pak ditë në Vlorë, për shkak të motit të keq dhe erës së fortë, që ka shoqëruar dhe gjatë kësaj të marte qytetin bregdetar të Vlorës. Mos kryerja e intenerarit drejt Italisë për shkak të motit të keq ka sjellë edhe pengesë tek qyteratet që pritej të udhëtonin drejt Italisë , por duke penaliuar edhe bizneset.
Forca e erës është matur dhe është Jug 14-16 m/s. Ka tendenca në ulje gjatë natës. Parashikumet për nesër janë Jug-Perendim 6-8m/s.
Gjithashtu probleme ka pasur edhe në portin e Durrësit. Kapiteneria e durrësit ka njoftuar për daljen në det të trageteve dhe mjeteve të tjera lundruese si pasojë e motit të keq dhe detit të trazuar. Është ndërprerë përpunimi i mallrave në port.
e.gj/Shqiptarja.com











