Në Obot shkarkimet gjatë natës kanë rritur nivelin e ujit i cili duhet vetëm pak metra për të dalë në rrugën kryesore pasi ka përparuar me shpejtësi. Sot kalimi bëhet vetëm me varka të ushtrisë.
Fundjava ka qenë e pazakontë edhe në zonën turistike të Velipojës, baticat, dallgët dhe era e fortë kanë dëmtuar bizneset. Mbetjet kanë pushtuar rërën dhe plazhin, ndërsa prej orëve të para të mëngjesit ka nisur pastrimi.
[gallery]25834[/gallery]
Në Shkodër, bashkia prej disa ditësh vijon që të kërkojë shpalljen e gjendjes së emergjencës, por apeli refuzohet nga Prefekti, ndërsa nga ministria e Mbrojtjes theksohet se banorëve u është ardhurnë ndihmë me ushqime dhe lëvizjen me varka.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO











