Moti i keq i cili përfshiu Shqipërinë dy ditë më parë, me stuhi dhe breshër të rrëmbyeshëm ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi, në disa fshatra të qarkut të Korçës. Ndër fshatrat më të dëmtuar ka qenë fshati Baban i bashkisë Devoll. Banorët shprehen se kulturat e tyre bujqësore janë dëmtuar plotësisht dhe se këtë vit ata nuk mund të marrin asnjë prodhim.

"Ka shkaktuar shumë dëme. Grurin e ka përgjysmu, lulet i ka hedhur përdhe, edhe perimet asgjë s'ka lënë . Është hera e dytë që ka rënë breshëri por këtë radhë ka bërë më shumë. Mua më janë dëmtuar 12 dylym tokë. Grurin do e korrim por s'besoj se do  nxjerrim gjë. Mollët na I ka prishur fare çfarë kemi investuar na kanë shkuar dëm" ka thënë një banor.

Banorët shprehen se nga përllogaritjet e tyre dëmi është shumë i lartë dhe se bujqësia është aktiviteti i vetëm, i cili iu siguron jetesën.

"Ka pas dhe fshatra të tjerë që janë dëmtuar ën këtë formë por askush nuk është dëmshpërblyer ësh e kotë që të rendësh.  Mirë janë të dëmshpërblehen njerëzit. Ato lek që do të japim poshtë e përpjetë për të marrë letrat do na shkojnë dëm sepse asgjë nuk merret nën fund" ka thënë një banor tjetër.

Ashtu si dhe herë të tjera të dëmtuarit nga moti i keq, ata ndihen të pashpresë se dikush do i dëmshperblej.