Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dalë me një njoftim për anulimin e disa lundrimeve të planifikuara për 6 dhe 7 janar për shkak të kohës së keqe.
Mësohet se si rezultat i motit të keq, kompania Gradi Navi Veloci në Portin e Durrësit ka anulluar nisjen e planifikuar për ditën e nesërme ndërsa kompania Adria Ferries ka njoftuar spostimin e orarit nga 13:00 në 23:00 për 2 lundrime të datës 6 dhe 7 Janar
Njoftimi i plotë:
Kompania Grandi Navi Veloci do te anulloje nisjen e tragetit GNV Blu ne daten 06.01.2024.
Kompania Adria Ferries nisjet e planifikuara ne datat 06 dhe 07.01.2024 ora 13:00 do te spostohen ne oren 23:00. Te gjithe pasagjeret qe te kontaktojne kompanite respektive per marrjen e informacioneve te metejshme.
Linjat e tjera Durres-Bari-Durres do te vazhdojne normalisht.
Linja Durres-Ankona-Durres do te vazhdoje normalisht.
Linja Vlore-Brindisi -Vlore do te vazhdoje normalisht.
Linja Sarande-Korfuz-Sarande do te vazhdoje normalisht.