Moti i keq edhe në Greqi, përmbytje
masive në rajonin perendimor

Moti i keq edhe në Greqi, përmbytje<br />masive në rajonin perendimor<br>
Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës edhe në prefekturën perëndimore të Greqisë. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, Bashkitë e Agrinios dhe të Messologhi, në perfekturën e Aetolia-Acarnania shpallën gjendjen e emergjencës.

Pas një takimi me autoritet lokale në Messologhi Prefekti i Greqisë Perendimore vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës.

Deri më tani ka patur vetëm dëme materiale dhe për këtë autoritetet vendosën krijimin e komiteteve për të përcaktuar dhe vlerësuar dëmet në shtëpi, biznese e infrasktrukturë.

Në Agrinio, kanë qenë vetë banorët që kanë larguar inertet, gurët dhe baltën me lopata duke pastruar rrugët nga mbetjet e sjella nga shirat e rrëmbyer.
Ndërkohë në Messologhi janë prekur më tepër rajonet e Aetoliko, Frangouleika, Iniades dhe Chrysvergi.

Sipas raportimeve të mediave greke, një numër disa shtëpi dhe biznese janë përfshirë nga uji dhe balta në rajonet e Zevgaraki, Kyra-Vgena, Kenourgio dhe Paravola.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg